Janë në vendin e fundit me Skënderbeun, tifozët e bardhebluve: Ju nuk na meritoni ne, ne jemi këtu vetëm për Tironën

jane ne vendin e fundit me skenderbeun tifozet e bardhebluve ju nuk na meritoni ne ne jemi ketu vetem per tironen
jane ne vendin e fundit me skenderbeun tifozet e bardhebluve ju nuk na meritoni ne ne jemi ketu vetem per tironen

Tirana ndodhet në momentin më të vështirë që ka kaluar në vitet e fundit. Bardheblutë gjenden në vendin e parafundit, me të njëjtën sasi pikësh sa edhe Skënderbeu, që mban vendin e fundit të renditjes. Më keq se kaq nuk mund të kishte për kryeqytetasit që kërkojnë të shpëtojnë sezonin e tyre me një mbijetesë.

Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi janë shumë ekipe në garë që kanë të njëjtin qëllim. Para ndeshjes që do të luajnë me Laçin në ditën e enjte, “Tirona Fanatics” ka reaguar me një postim duke treguar se ky ekip nuk i meriton, por do të jenë në stadium vetëm për emrin e klubit dhe historinë që ai mbart.

“Të enjten udhëtojmë drejt Durrësit…

Shihemi në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ne këtu veç për Tironën, se ju s’na meritoni.

Ne jemi Tirona,

Ne jemi Historia”, shkruhet në postim. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →