Jamali dhe Rafinja janë të papërmbajtshëm, Barcelona siguron kualifikimin në çerekfinale

jamali dhe rafinja jane te papermbajtshem barcelona siguron kualifikimin ne cerekfinale
jamali dhe rafinja jane te papermbajtshem barcelona siguron kualifikimin ne cerekfinale

Barcelona është skuadra e parë që ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Katalanasit kanë mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-1 Benfikën. Ndeshja është zhbllokuar që në minutat e para të saj.

Rafinja e shtyu topin në rrjetë në minutën e 11, pas një asisti fantastik të dhënë nga Jamali. Otamendi barazoi vetëm 2 minuta më vonë, por vetëm në mënyrë të përkohshme. Baraspesha zgjati deri në minutën e 27, kur Lamin Jamali e dërgoi topin në rrjetën e Banfikës.

Ndërkohë, kur kronomentri po numëronte minutën e 42-të, Rafinja shënoi golin e tij të 2-të personal dhe të 3-tin për Barcelonën. Kështu, katalanasit siguruar fitoren që në pjesën e parë të ndeshjes, duke u kualifikuar të pashqetësuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →