
Lamin Jamal është një nga 34 lojtarët në La Liga i cili agjëron në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë. Ai ka marrë leje nga autoritetet përkatëse për të bërë përjashtime në ditët e ndeshjeve. Një detaj që ndihmon për ta bërë më të durueshëm agjërimin e numrit 19.
Por dhe klubi duket se e ka gjetur zgjidhjen pasi lojtari është në duar të sigurta përmes mbikëqyrjes nga shefja e ushqimit të ekipit të parë, Silvia Tremoleda. Ajo është caktuar nga klubi që të mbikëqyrë dietën e lojtarit këtë muaj, siç ka bërë në fakt gjatë gjithë sezonit.
Zëvendësimi i tij në Lisbonë, ku luajti vetëm 56 minuta, ishte për arsye taktike dhe jo të një natyre tjetër. Flik pa që Benfika po bënte dëm me Alvaro Karreras dhe kësisoj ai zëvendësoi xhevahirin e “La Masia” që ndihej në vështirësi.
Flik hodhi në fushë Ferran Torresin, duke zhvendosur Rafinjën në të djathtë, një lëvizje që rezultoi fituese. Edhe pse këtë sezon, Lamin Jamal ka vendosur të largohet nga akademia dhe të jetojë në një apartament në Sant Joan Despí, ai bashkohet me familjen e tij në shtëpinë e xhaxhait të tij aty ku prishin agjërimin sapo perëndon dielli. Barça e ka këshilluar atë të kontrollojë marrjen e ushqimit në ditët para çdo ndeshjeje, por klubi është disi i qetësuar, sepse vitet e fundit ka pasur përvoja me lojtarë të ndryshëm (Kesi, Dembele) që festojnë Ramazanin.
PANORAMASPORT.AL