Myrto Uzuni është shfaqur i zgjënjyer përpara mediave pas ndeshjes kundër Ukrainës. Përpos humbjes, sulmuesi shqiptar ka qenë i pakënaqur me minutazhin e pakët në këtë grumbullim me Kombëtaren. Uzuni e ka pranuar hapur se priste të luante që nga fillimi ndaj Ukrainës. Ai ka argumentuar se aktivizohet titullar i padiskutueshëm te Granada dhe se ka aftësitë e nevojshme për të luajtur rolin e qendrës së sulmit te kuqezinjtë.
“Mendoj se në pjesën e parë kemi hyrë shumë dobët, shumë lehtë. Të gjithë e dimë që kjo ishte një finale dhe nuk duhej që luhej me këtë ritëm dhe me këtë përqendrim. Të pësosh 2 gola në 9 minuta është shumë e vështirë që të rikthehesh në ndeshje.
A duhet të aktivizohesha më herët? Normale që po. Unë gjithmonë besoj te vetja ime. Te ekipi i Granadës unë luaj si sulmues dhe jam gjithmonë titullar i padiskutueshëm dhe mendoja se do e nisja këtë ndeshje. Nuk e nisa me Çekinë dhe mendoja se kundër Ukrainës do luaja, sepse jam lojtar që i sulmoj shumë mirë hapësirat dhe bëj gjithmonë presing. Jam gjithmonë në presion ndaj mbrojtjes kundërshtare dhe gjithmonë mund të krijojmë raste.
Gjuajtja e penalltisë? Te ekipi i Granadës unë i kam gjuajtur gjithmonë penalltitë dhe i kam shënuar. Kisha besim se do të shënoja. Por s’ka problem. Në atë moment vendosi Bajrami të gjuante, kishte më shumë besim. E rëndësishme ishte ta shënonim dhe jo kush e gjuante”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news