
Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Skaloni ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”. Fillimisht ai foli për kapitenin e Interit, Lautaro Martinez, i cili është lavdëruar përpara derbit italian me Juventusin.
“Nuk kam qenë kurrë i shqetësuar për Lautaron. Dhe a e dini pse? Për shkak se ai është një lojtar i kompletuar, ai nuk është thjesht një sulmues vlera e të cilit matet me golat që shënon. Ai është një lojtar që e bën skuadrën të luajë, dhe kjo është edhe më e vërtetë për lëvizjen e tij lart, në fushë. Nuk janë asnjëherë të rastësishëm dhe janë gjithmonë pozitivë për skuadrën, inteligjenca e tij taktike e bën atë shumë më tepër se një sulmues i thjeshtë. Jam shumë kurioz dhe i etur për të parë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit italian, një sfidë e pasuruar nga dueli në distancë mes dy nga sulmuesit më të mirë në botë. Lautaro dhe Kolo Muani i cili sapo ka ardhur dhe nuk mund ta niste më mirë”.
Skaloni foli edhe për një futbollist tjetër që luan te Juventusi, Niko Gonzales.
“Niko Gonzales është shumë i rëndësishëm, ai jep thellësi, driblime dhe goditje të caktuara. Juve është një skuadër që po rikthehet në atë që ishte, po ristrukturohet pasi ka pësuar shumë ndryshime në të gjitha nivelet, klub, staf teknik, lojtarë. Në të kaluarën e afërt ka ndërtuar skuadra historike dhe tani po kalon një moment që besoj se është i nevojshëm, një ndryshim i rëndësishëm që herët a vonë është më i rëndësishmi për çdo skuadër për një vend në Champions. Kolo Muani është një super blerje, një lojtar i njohur, i rëndësishëm, dikush që mund të luajë në pozicione të ndryshme, jo vetëm si nëntë, por edhe në krahun apo prapa një sulmuesi”, përfundoi trajneri që u shpall kampion Bote me Argjentinën në Kupën e Botës 2020.
PANORAMASPORT.AL