
Turqia i’a doli të kualifikohej në raundin tjetër, pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke. Të besuarit e italianit, Vincenzo Montella, treguan shumë karakter dhe arritën të fitonin një ndeshje shumë të vështirë, pavarësisht se paten një avantazh të madh, teksa futbollisti Barak, Çekisë u largua me karton të kuq, që në mesin e pjesës së parë.
Më shumë se i lumtur u shfaq edhe Montella në përfundim të ndeshjes: Prej shumë vitesh nuk kalonim fazën e grupeve, tani besoj do të luajmë pa presion. Për Çalhanoğlu? Ai është një futbollist i madh dhe shumë i rëndësishëm. Jam i lumtur që shënoi. Tani ta shijojmë suksesin dhe nga nesër do të mendojmë për Austrinë, theksoi tekniku italian Montella.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co