Në “San Siro” është luajtur një nga derbit më të çmendur të Italisë. Inter-Juventus ka përfunduar me rezultatin 4-4, duke argëtuar kështu tifozët e të dy skuadrave. Inzagi është shfaqur i zhgënjyer përpara mikrofonit të “Sky Sports” pas ndeshjes. Trajneri i Interit është shprehur se skuadra e tij duhet të kishte shënuar 8 gola, ndërsa ka kritika edhe për numrin e lartë të golave që kanë pësuar nga bardhezinjtë.
“Jam shumë i zemëruar. 4 golat e pësuar do të jenë një arsye për analiza. Juventusi është një ekip i madh dhe mund t’i pësosh 4 gjuajtje, por jo 4 gola. Juventusi sot duhet të kishte pësuar 7-8 hola. Ne kishim 3-4 raste dhe si një ekip me përvojë duhet ta kishim shëuar golin e 5-të. E meritonim fitoren. Ka zhgënjim”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news