Bledi Shkëmbi, i cili është trajneri i Tiranës dhe ish-kapiteni i korçarëve, foli në fund të ndeshjes për miqësoren me Skënderbeun.
“Miqësoret janë teste që na shërbejnë dhe duhet të na shërbejnë, sidomos ne që jemi një ekip në ndërtim e sipër. Në fakt sot (dje) nuk është se jam shumë i kënaqur me skuadrën time në tërësi, pasi prisja diçka më shumë. Jam dakord që ndeshjet miqësore janë të rëndësishme edhe për faktin se tregojnë edhe gjërat negative. Kur them që jemi një ekip që po ndërtohemi nuk e kam më shumë te merkatoja, por te gjendja teknike dhe taktike e ekipit tim. Kemi lojtarë që kanë ardhur vonë në ekip dhe nuk janë në gjendjen e tyre maksimale. Mundohemi me ndeshje të tilla për të kapur maksimumin, por jam i bindur që deri në fillim të kampionatit do të jemi gati.
Merkato? Unë mendoj se në pjesën më të madhe të ekipit ky do të jetë kontingjenti për sezonin e ri. Normalisht mund të kemi edhe ndonjë goditje të fundit por në tërësi jam i bindur se ky do të jetë ekipi i sezonit të ri. Objektivat? Objektivat te disa ekipe dihen dhe nuk është se duhet të thuhen gjithmonë dhe vazhdimisht. Vetë emri dhe vetë fanella e Tiranës të detyron që të kesh objektiv të lartë”, mbylli Shkëmbi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co