
Kilian Mbapeja ishte njeriu i ndeshjes mbrëmjen e sotme. Francezi vulosi eleminimin e Mançester Sitit me tre golat e shënuar në “Santiago Bernabeu”. Pas ndeshjes ai është shprehur se dëshiron të shkruajë historinë me Realin e Madridit. Mbapeja nuk e ka fshehur lumturinë nga fakti se Zidani po buzëqeshte për shkak të golit të shënuar prej tij. Sa i përket kundërshtarit të radhës në Ligën e Kampionëve, Kilian Mbapeja zgjedh Atletikon e Madridit për t’u përballur në fazën pasardhëse.
“Dua të bëj historinë me këtë klub dhe me këta shokë skuadre. Zidani po buzëqeshte për golin tim? Zizuja është një idhull për mua si francez dhe tani si një lojtar i Realit të Madridit. Nëse Zizuja buzëqesh nga loja ime, atëherë unë jam djali më i lumtur në botë. Bajer Leverkusen apo Altetiko? Të dyja janë të vështira, por unë preferojë Atletikon. Në këtë mënyrë i kursejmë vetes një udhëtim”, ka thënë Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news