Jack Grealish e pranon: Mungesa në Euro 2024, momenti më i vështirë për mua si futbollist

jack grealish e pranon mungesa ne euro 2024 momenti me i veshtire per mua si futbollist
jack grealish e pranon mungesa ne euro 2024 momenti me i veshtire per mua si futbollist

Jack Grealish pranon se lënia jashtë skuadrës së Anglisë për “Euro 2024” ishte momenti më i vështirë i karrierës së tij. Asit të Mançester Siti iu thye zemra kur Gareth Southgate tha se nuk e kishte përfshirë në skuadrën që mori me vete në Gjermani.

“Do të jem i sinqertë, se ndoshta nga aspekti futbollistik ishte gjëja më e vështirë me të cilën jam dashur të përballem në karrierën time. Isha absolutisht zemërthyer dhe pastaj padyshim kur je me pushime, sa herë që ndez telefonin ose televizorin, ishte e vështirë për ta shmangur atë që kishte ndodhur dhe të kujtohej gjithçka.

Ishte momenti më i vështirë për mua si futbollist dhe unë kam pasur shumë ulje-ngritje në karrierën time. Europianin e pashë, por ishte e vështirë ta ndiqje nga TV. Por për veten time tani, duke ecur përpara, duhet të përpiqem ta përdor atë si motivim për këtë sezon. Personalisht, mendoja se kisha bërë mjaftueshëm sa për t’u përfshirë në skuadër”, tha transferimi më i shtrenjtë i historisë së “Qytetarëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →