
TIRANE
Dijonis Biba ishte fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, i cili rrëmbeu zemrat e publikut dhe arriti të triumfonte, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Por për “Vizioni i Pasdites”, Dijonisi ka thënë se fitoren ia dedikon nënës së tij, e cila nuk jeton më.
Ai shtoi se gjatë kohës që përballej me sfidat, para syve i shfaqej imazhi i saj, duke u bërë burim force për të triumfuar.
“Çmimin e madh ia dedikoj nënës sime që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës sime m’u shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi.
Përballja e fundit ishte ajo me Florjan Agalliun në një televotim vendimtar, që u meritua pas tejkalimit të qarkores së sfidës, ku ishte përballë Çiljeta Xhilagës dhe Ditea Berishës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co