Izraeli konfirmon sulmet iraniane në bazat ajrore Nevatim dhe Tel Nof

izraeli konfirmon sulmet iraniane ne bazat ajrore nevatim dhe tel nof
izraeli konfirmon sulmet iraniane ne bazat ajrore nevatim dhe tel nof

Ushtria izraelite konfirmoi sot se Irani në sulmin e fundit raketor shënjestroi dy nga bazat e tij ajrore, Nevatim dhe Tel Nof, raporton Radioja e Ushtrisë Izraelite, transmeton Anadolu.

Pavarësisht sulmeve, ushtria ka deklaruar se të dyja bazat ajrore mbeten plotësisht funksionale.

“Bazat funksionojnĂ« me kapacitet tĂ« plotĂ« dhe vetĂ«m dje dhe njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, nga kĂ«to baza u nisĂ«n sulme ajrore qĂ« shĂ«njestruan Bejrutin”, vuri nĂ« dukje ushtria, duke iu referuar sulmeve tĂ« saj nĂ« Liban.

Baza ajrore Nevatim, e vendosur pranë Beershebas në jug të Izraelit dhe baza ajrore Tel Nof, e vendosur në Rehovot në rajonin qendror të vendit, janë objektet kryesore për operacionet e Forcave Ajrore të Izraelit.

Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit të martën në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Teherani paralajmĂ«roi se nĂ«se Izraeli i pĂ«rgjigjet sulmit, do tĂ« pĂ«rballet me mĂ« shumĂ« “sulme dĂ«rrmuese”.

Izraeli kishte shënjestruar Nasrallahun dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit më 27 shtator.

Ndërkaq, Haniyeh u vra në një sulm në një rezidencë shtetërore gjatë një vizite në Teheran në fund të korrikut.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →