Ushtria izraelite thotë se e ka “çmontuar pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me sulmin e saj ajror në Bejrut dje.
Sipas mediave të huaja, në një postim në rrjetin social ‘X’, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se një duzinë “terroristë të rëndësishëm” u vranë.
IDF e shoqëroi deklaratën me një imazh që tregonte zinxhirin e komandës ushtarake të Hezbollahut, me fotot e gjashtë personave që mbanin një etiketë të kuqe ku shkruhej “eliminuar”.
“Zinxhiri i komandës ushtarake të Hezbollahut është çmontuar pothuajse plotësisht pasi një duzinë terroristë të rëndësishëm përfshirë, Ibrahim Aqilin u eliminuan dje. Ne do të vazhdojmë të operojmë kundër çdo organizate terroriste që paraqet kërcënim për civilët tanë në të gjitha frontet”, thuhej në deklaratën e IDF.
Kujtojmë se dhjetëra persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur pas shpërthimit të pagerave në Liban dhe sulmeve izraelite në kryeqytetin e vendit, Bejrut.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co