Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar sot se, pavarësisht se mbështet një përgjigje të Izraelit kundrejt Iranit, ai nuk është dakord me goditjen e objektivave bërthamore.
Pas sulmit me rreth 200 raketa nga Teherani, Izraeli është zotuar për një përgjigje të ashpër, duke diskutuar edhe goditjen e reaktorëve bërthamorë të regjimit të Khameneit.
“Përgjigja është jo,” tha Biden kur u pyet nëse mbështeste këtë lloj reagimi nga qeveria e Benjamin Netanyahut.
“Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7 bien dakord se ata kanë të drejtë të përgjigjen, por ata duhet të përgjigjen në mënyrë proporcionale”, theksoi Biden.
Biden u tha gjithashtu gazetarëve se do të vendoseshin më shumë sanksione ndaj Iranit dhe tha se do të fliste “së shpejti” me liderin izraelit, Netanyahu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co