
Organizata humanitare American Near East Refugee Aid tha dje se një raketë goditi kolonën e tyre që transportonte pajisje mjekësore dhe karburant në një spital që vepron në enklavën e rrethuar.
Izraeli pretendoi pa ofruar menjëherë prova se hapi zjarr pasi luftëtarët kapën kolonën.
Sulmi vrau disa njerëz të punësuar nga një kompani transporti e përdorur nga grupi për të dërguar furnizime në Spitalin e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve në Rafah, sipas Sandra Rasheed, drejtoreshë e Anera-s për territoret palestineze.
Sulmi ndodhi të enjten në rrugën Salah al-Din në Gaza dhe goditi automjetin e parë të autokolonës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co