Izraeli e pranon: Kemi nisur valë të re sulmesh ndaj Hezbollahut

izraeli e pranon kemi nisur vale te re sulmesh ndaj hezbollahut
izraeli e pranon kemi nisur vale te re sulmesh ndaj hezbollahut

Ushtria izraelite ka deklaruar se po kryen një valë të re sulmesh kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk dhanë detaje mbi shkallën e sulmeve apo vendndodhjen e saktë.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA raportoi se më shumë se 50 sulme ajrore ndodhën në pjesë të shumta të Libanit jugor në më pak se 40 minuta të shtunën mbrëma me orën lokale.

Avionët shënjestruan qytete në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Tir Harfa, Shihin, Al-Jibeen, Zibqin dhe Al-Duhayra, raportoi NNA.

Tensionet mes Izraelit dhe Hesbollahut janë shtuar pasi grupi i Libanit mbështet Hamasin.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po shkon drejt mbushjes së një viti që nga nisja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →