Izraeli ka mohuar të ketë ndonjë përfshirje në sulmin vdekjeprurës me biperat bombë, i cili plagosi mijëra njerëz në të gjithë Libanin dhe Sirinë.
Presidenti izraelit Isaac Herzog tha pas sulmit me bipera bombë nuk qëndron Izraeli.
Të paktën 39 persona u vranë dhe 3,000 u plagosën pasi biperat dhe radiotlidhëse të milicisë shiite shpërthyen njëkohësisht në të gjithë Lindjen e Mesme.
Ajo vjen pasi Izraeli tha se goditi rreth 290 objektiva brenda Libanit, pasi Hezbollahu lëshoi pak më shumë se 100 raketa në veri të Izraelit në përleshjen më intensive që nga fillimi i luftës në Gaza pothuajse një vit më parë.
Izraeli mbylli shkollat dhe në shumë zona veriore të vendit dhe lartësitë e Golanit, herët të dielën, me raporte për raketa që goditën Haifën, një qytet port rreth 17 milje nga kufiri me Libanin.
Ndërkohë, komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil u vra mes 36 të tjerëve në një sulm izraelit në një bllok apartamentesh në kryeqytetin libanez të Bejrutit të premten.
Aqil,61 vjeç, ishte i përfshirë në bombardimin e Hezbollahut ndaj ambasadës amerikane në Bejrut, në prill 1983, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, ku mbetën të vrarë 63 persona.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co