
Një avion zbulues izraelit bombardoi zonën ku civilët u mblodhën në stacionin e mbushjes së ujit në veri të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës ku si pasojë u vranë 8 palestinezë, transmeton Anadolu.
Dëshmitarët okularë njoftuan se avioni zbulues izraelit shënjestroi një grup palestinezësh në pikën e mbushjes së ujit në rajonin Khirbet al-Ades dhe se kishte të vrarë dhe të plagosur në sulm.
Burimet e spitalit “Gaza-Europe” raportuan se trupat e 8 palestinezëve u sollën në spital pas sulmit të Izraelit që synonte civilët në rajonin Khirbet al-Ades, në veri të qytetit Rafah.
Derisa ushtria izraelite lë pas një vit nga lufta e saj gjenocidale kundër Rripit të Gazës, ajo ka intensifikuar sulmet ajrore dhe artilerike në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në dy ditët e fundit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co