
Hezbollahu, grupi militant libanez, ka njoftuar se ka hedhur më shumë se 100 raketa Katyusha në disa vendndodhje ushtarake izraelite.
Ky grup sqaron se sulmet kanë ardhur si përgjigje e bombardimeve izraelite të rajonit Bekaa një natë më parë.
Të paktën një civil u vra dhe disa të tjerë u plagosën pasi Izraeli nisi katër sulme në qytetin lindor libanez Baalbek , thanë për Reuters dy burime sigurie dhe guvernatori i Baalbek, Bashir Khader.
Një nga sulmet goditi hyrjen jugore të Baalbek, ndërsa tre sulme të tjera goditën pranë qytetit të Taraya, 20 km në perëndim të Baalbek, thanë burimet e sigurisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co