Iu sekuestruan llogari bankare, apartamente dhe…/ Kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin në Gjermani, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Peshkaqenit”

iu sekuestruan llogari bankare apartamente dhe kundershtoi vendimin e apelit per ekstradimin ne gjermani gjykata e larte rrezon rekursin e peshkaqenit
iu sekuestruan llogari bankare apartamente dhe kundershtoi vendimin e apelit per ekstradimin ne gjermani gjykata e larte rrezon rekursin e peshkaqenit

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e trafikantit të drogës Princ Dobroshi i cili kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin e tij në Gjermani.

Apeli i jurdiksionit të përgjithshëm vendosi me 9 prill të këtij viti ekstradimin e tij, ku i dërgoi edhe ministrisë së drejtësisë vendimin e zbardhur.

Në këto kushte Dobroshi e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë ku kërkoi prishjen e vendimit.

Gjykata e Hamburgut ka lëshuar urdhër-arrest për 59-vjecarin, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Me 29 mars të këtij viti shtetasi kosovar i njohur dhe me nofkën “peshkaqeni” ra në rrjetën e SPAK ku iu sekuestruan 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.

Këto asete i kishte në bashkëpunim me kunatin e tij Olsi Syziu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →