Italia e nisi Ligën e Kombeve me një ritëm tjetër nga EURO 2024. Vetëm pak muaj pas zhgënjimit në Gjermani, axurrët morën 4 fitore dhe 1 barazim në Ligën e Kombeve. Ekipi dukej se po funksionte dhe menjëherë nisi të vërtitej ideja se Italia që të gjithë njohim po rikthehej.
Por Franca i ka kthyer sërish me këmbë në tokë. “Gjelat” nuk e kanë ndjerë aspak mungesën e Mbapesë, teksa edhe pa të ia dolën të mposhtnin italianët në “finalen” për vendin e parë. W fitoi sot me shifrat 1-3 në transfertë, duke i rrëmbyer axurrëve vendin e parë grup, megjithëse numërojnë të njëjtin numër pikësh. Golat për ekipin e Deshampit i ka shënuar Rabio (2′, 65′) dhe Vikario (autogol 33′), ndërsa për italianët shënoi Kambiaso (35′)./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news