Italia do të kërkojë të ruajë primatin e saj, teksa në Friuli do të përballet sonte me Izraelin, në një sfidë që “azzurrët” duhet të dalin me pikë të plota, megjithatë tekniku Luciano Spalleti, kërkon përqendrim maksimal për këtë sfidë dhe vlerëson kundërshtarin pavarësisht renditjes:
“Në Udine jam ndjerë gjithmonë mirë edhe tani edhe në kohën kur drejtoja skuadrën e Udineses. Ndeshja do të jetë e një koeficienti vështirësie goxha të lartë. Kemi 2-3 problematika me lojtarët e ndëshkuar me kartona. Në lidhje me formacion mund t’Ju zbardh vetëm një emër: Vicario do të luajë titullar në portë.”
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co