Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka marrë pjesë në disa takime në Parlamentin Italian.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ai shprehet ndër të tjera se gjatë këtyre takimeve zyrtare, ka mundur të bisedojë me personazhe të politikes së Romës dhe të qendrës së djathtë qeverisëse.
“Takime intensive në Parlamentin italian ku pata kenaqesinë të bashkëbisedoj me personazhe në pah të politikes së Romes dhe të qendres së djathtë qeverisese. Një prej tyre On. Salvatore Deidda President i komisionit parlamentar të transporteve postes dhe telekomunikacioneve me të cilin shkembyem pikëpamje mbi mardhënjet historike e aktuale mes vendeve tona si dhe mundesinë e intensifikimit të tyre në modernizimin e infrastukturave tona. Gjeta gadishmeri të plotë nga Presidenti Deidda dhe e ftova të vizitojë Shqiperinë në një kohë të afert kerkesë që u prit me kenaqesi. Gjithashtu një takim i dobishem në perspektiven e integrimit europian ku Italia gjithmonë ka qënë në krah të Shqiperise si një avokate pasionante, ishte bashkebisedimi me Presidentin e Komisionit të çeshtjeve europianë eksponent i lartë i “Lega Nord” të Salvinit, Alessandro Giglio Vignia i cili shfaqi interes për të kuptuar më mirë arsyet pse Opozita Shqiptare ka bërë ankimim në gjykaten kushtetuese mbi marrëveshjen e Qeverisë shqiptare me atë italiane duke kuptuar pozicionin politik të PD. E falenderova Presidentin Vigna per mbeshtetjen pa kushte që i jep Shqiperisë në rrugen drejt Brukselit si e vetmja alternative e vendit tonë i cili refuzon çdo plan alternativ në çdo kontekst historik apo të së ardhmes. U shpjegova miqve italianë që Shqiperia ndihet perendim e deshmonjnë atë monumentet historike duke filluar nga amfiteatrot monumentet keshtjellat, betejat , shkrimtaret po mbi të gjitha vullneti i një populli.
Një interesim të madh gjeta tek grupi i miqesisë parlamentare Italian Shqiperi kryesuar nga deputeti arberesh Arnaldo Lomuti ku sëbashku me një nga ikonat e politikes italiane Pier Fassino , anetar të grupit deputetet Salvatore Caiata, Giorgio Loveto, Patty l’Abate, e të tjerë. U shpjegova miqve mbi zhvillimet politike në Shqiperi, pikpamjet e Opozites, u kerkova një mbeshtetje sa më të madhe per shqiptaret që punojnë studiojnë e jetojnë në itali si një masë e madhe humane që afron popujt tanë, qytetar të shkelqyer në këtë vend mik, më shumë hapesirë per ta në masmedia si Rai me një minutazh caktuar atyre në gjuhen shqipe, mbeshtetje per procedure të shpejtë mbi marrveshjen e pensioneve e cila pritet të firmoset, mundesinë e hapjes së shkollave italiane në Shqiperi të profileve të ndryshme , një traditë që ka ekzistuar në vitet 30. Degjova me vemendje keshillat e tyre per standartet demokratike , ekonomike, turistike e ambjentale në vendin tonë”, shprehet ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co