
Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur në flagrancë duke transportuar një sasi të madhe droge. Efektivët e policisë së Leçes kanë ushtruar kontroll, në një lokalitet në zonën e Barit, në një furgon të drejtuar nga 25-vjeçari, me iniciale A.P, me kombësi shqiptare.
I riu ka shfaqur menjëherë një qëndrim nervoz, gjë që ka shtyrë efektivët të hetojnë më tej, duke kryer një kontroll në automjetin e tij me ndihmën e qenve zbulues.
Rezultati i kontrollit bëri të mundur zbulimin e lëndëve narkotike, në dyshemenë e mjetit, i cili mund të hapej duke përdorur një pajisje speciale të pajisur me një panel të fshehur butoni, brenda të cilit u gjetën blloqe hashashi me peshë totale 26 kilogramë si dhe rreth 8 gramë kokainë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co