Juventusi vazhdon të lërë pikë rrugës dhe pas barazimit ndaj Romës, ka ardhur një tjetër më shqetësues në fushën e Empolit. Përsëri me shifrat 0-0, shenjë se idetë e Tiago Motës për futbollin ofensiv, nuk po japin efekt te bardhezinjtë.
Në duelin e sotëm, skuadra e Juventusit ishte ajo që kishte më shumë mbajtjen e topit dhe kontrollin e lojës, por tentativat përballë Vazkez ishin të pakta.
Ajo që ra në sy ishte paraqitja në prapavijë e Ardian Ismajlit në radhë e Empolit, pasi mbrojtësi kuqezi nuk la në asnjë moment Vlahoviç të merrte frymë i qetë dhe bëri që sulmuesi të mos shfaqej thuajse asnjëherë rrezikshëm gjatë 90 minutave.
Kësisoj, sfida u mbyll me barazimin 0-0 dhe me Juventusin që tashmë mund të lëshojë kreun, teksa Empoli vazhdon të ruajë pathyeshmërinë pas katër javëve të para të kampionatit.
EMPOLI-JUVENTUS 0-0
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co