“Ishte sikur të shihje Robert De Niron në një film”! Përshkrimi brilant për Luka Modriç kundër Atletikos: Të gjithë do thonë…shihni çfarë bëri!

ishte sikur te shihje robert de niron ne nje film pershkrimi brilant per luka modric kunder atletikos te gjithe do thoneshihni cfare beri
ishte sikur te shihje robert de niron ne nje film pershkrimi brilant per luka modric kunder atletikos te gjithe do thoneshihni cfare beri

Luka Modric vazhdon të luajë në nivele të larta pavarësisht se mosha nuk flet më në favorin e tij. Kroati është aktivizuar edhe në ndeshjen e djeshme në Champions League kundër Atletiko Madrid. Në minutën e 62, Modric mori vendin e Camavinga-s, kur rezultati ishte 2-1. ESPN ka bërë një përshkrim brilant të punës së kroatit, pavarësisht se mungoi një tjetër gol i shënuar.

“Edhe pse hyri kur rezultati ishte 2-1 dhe nuk ndryshoi diçka rrënjësore, njerëzit do të thonë se Modric, ai kroati i mençuar, i përjetshmi, magjiku, “ndryshoi lojën”. Ndoshta po. Ndoshta ritmi, Reali e kontrolloi topin ndryshe, ky është një fakt.

Por të shikosh Modric është si të shikosh lulet e vyshkura dhe të lodhura në buzë të shkretëtirës që kthehen në jetë nga shirat e parë të vjeshtës. Kur maestro 38-vjeçar i Madridit doli në fushë, ishte sikur Robert De Niro të merrte rolin kryesor në një film.

Të gjithë e dinë që “më i miri” sapo ka hyrë në skenë, të gjithë e dinë që ai do të spikasë dhe do të luajë shkëlqyeshëm atë që ka bërë përjetësisht. Të gjithë e dinë se ata që e rrethojnë do të përfitojnë nga loja e tij.

Modriç i dha jetë të re çdo lojtari me fanellën e bardhë. Nuk është gjithmonë spektakolare, por është qetësuese për ta parë. Ju e dini se ka një fuqi më të lartë në punë në fushë, ju e dini se ishte gjëja e duhur për të besuar, dhe ju shihni se ekipi gjen besim përsëri.

Modri? ecte lart e poshtë, duke shpërndarë dhe marrë topin me lehtësi, duke marrë dhe shpërndarë. Shtimi i klasit, përcaktimi i ritmit… duke u treguar të gjithëve, pa asnjë mërzi apo një vështrim gjykimi, sesi duhej të ishte luajtur që në fillim. Modric, mrekulli futbolli. Sa bukur ishte ta shikoje duke predikuar filozofinë e tij të futbollit”, shkruan ESPN. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →