
Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Perugias.
Mësohet se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në një festival në Gjermani kishte tentuar të godiste një tjetër person për ta dëmtuar fizikisht, por pa sukses.
Si rezultat i hetimeve të kryera, 27-vjeçari është pikasur nga autoritetet italiane, të cilat kanë shkuar në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur atje.
Më pas vetë shqiptari pasi mësoi se kërkohej nga policia është paraqitur në komisariatin e Perugias për të kërkuar informacion për rastin.
Në atë moment, oficerët e policisë zbuluan se 27-vjeçari kishte një urdhër arresti nga shteti gjerman dhe e arrestuan.
Sakaq, ai është vendosur në burgun e Perugias ndërsa pritet të kryhen procedurat e tjera ndaj tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co