Ishte nisur nga Nju Jorku për në Stamboll, avioni bën ulje emergjente pasi piloti vdiq gjatë fluturimit

ishte nisur nga nju jorku per ne stamboll avioni ben ulje emergjente pasi piloti vdiq gjate fluturimit





































Një aeroplan u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi piloti i tij vdiq në bord.

turkish

Fluturimi i Turkish Airlines nga Seattle për në Stamboll u devijua për në Nju Jork pasi 59-vjeçari humbi ndjenjat pak pas ngritjes.

Ekuipazhi i dha trajtim urgjent 59-vjeçarit në bord dhe u përpoq ta ringjallte, por ai vdiq para se avioni të ulej.

Ka qenë bashkë-piloti ai që e uli në mënyrë të sigurt avionin.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve treguan se Airbus A350 u ngrit nga Seattle të martën në mbrëmje përpara se të fluturonte në veri mbi Kanada.

Megjithatë, ai u devijua papritur në jug dhe u ul në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy pak para orës 6 të mëngjesit me orën lokale të mërkurën.

Linja ajrore njoftoi se viktima ishte Ilcehin Pehlivan.

Zëdhënësi Yahya Ustun tha se ai kishte punuar në linjën ajrore që nga viti 2007 dhe nuk kishte probleme shëndetësore të njohura.

Ai gjithashtu kaloi një ekzaminim mjekësor në fillim të këtij viti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →