
Një prej zërave më të çlirët jo vetëm të ekranit, por edhe të grave, moderatorja Kostana Morava nuk hesht asnjëherë kur është fjala për shkeljen e të drejtave. Me një përvojë të gjatë në ekran dhe po aq edhe pas tij, Kostana mund të rrëfejë raste të panumërta të sfidave e vështirësive me të cilat i është dashur të përballet për të pasur sukses. Një vajzë simpatike si ajo, nuk e ka pasur aspak të lehtë edhe përballjen me drejtuesit e televizioneve ku ka punuar. Për njërin prej rasteve, Kostana ka folur pasditen e sotme nga “S’e luan Topi”, me dëshirën që raste të tilla, nëse ka, të denoncohen.
“Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë. Kjo është e para. Nuk kanë asnjëri guximin të ulen, të mendojnë dhe ta shohin nga perspektiva e tyre, që është gjë shumë e shëmtuar.
Nuk e di nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kryesisht për një personazh, i cili është bërë për mua një problem shumë i madh në ato vite. Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike. Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajyën e tij…”
– Pra, është i martuar?
– Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë.
Kostana shtoi se personi në fjalë ka qenë drejtues televizioni.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co