“Ishte dëshira e vetë lojtarit për t’u larguar”! Drejtori i Lokomotivës së Moskës për Mario Mitajn: Ishte goditje fitimprurëse për ne

ishte deshira e vete lojtarit per tu larguar drejtori i lokomotives se moskes per mario mitajn ishte goditje fitimprurese per ne
ishte deshira e vete lojtarit per tu larguar drejtori i lokomotives se moskes per mario mitajn ishte goditje fitimprurese per ne

Mario Mitaj ka kaluar përfundimisht te Al Ittihad. Mbrojtësi shqiptar shkoi në huazim me të drejtë blerje te ekipi ku ndodhet edhe Karim Benzema, pas një situate të vështirë të kaluar te Lokomotiva e Moskës. Në Rusi nuk ka një dashuri të madhe për shqiptarët dhe Mario e vuajti jo pak këtë gjë. Te Al Ittihad, përkundër gjithë dyshimeve, Mitaj i tejkaloi pritshmëritë. Aktualisht mbrojtësi po vuan një dëmtim dhe ka munguar për disa ndeshje. Por pak ditë më parë Al Ittihad njoftoi përfundimisht blerjen e kartonit të tij.

“Ishte dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar, në vjeshtë ne ramë dakort për një huazim me të drejtë blerje në Arabinë Saudite. Ky opsion u zbatua dhe ne e konsiderojmë këtë marrëveshje fitimprurëse nga pikëpamja financiare”, tha drejtori sportiv i Lokomotivës së Moskës, Vladimi Leonchenko. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →