Ishin caktuar të gjykonin në Champions, dy arbitrat e “katranosin”, të dehur kapen duke vjedhur një tabelë në rrugë

ishin caktuar te gjykonin ne champions dy arbitrat e katranosin te dehur kapen duke vjedhur nje tabele ne rruge
ishin caktuar te gjykonin ne champions dy arbitrat e katranosin te dehur kapen duke vjedhur nje tabele ne rruge

Arbitrat e UEFA-s, Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial nuk do të gjykojnë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma ndërmjet Dynamo Kyiv dhe Rangers në Poloni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Bartosz dhe Tomasz  u ndalën në gjendje të dehur nga një patrullë policie në Lublin të Polonisë.

Paraprakisht, Bartosz ishte caktuar në VAR për ndeshjen, ndërsa kolegu i tij do mbante rolin e ndihmësit.

Gjithsesi, që të dy janë zëvendësuar pasi dyshohet se u kapën nga policia duke vjedhur një tabelë rrugore, sipas TVP Sport. Këto veprime me siguri ulin ndjeshëm pikët e këtyre arbitrave në arenën ndërkombëtare, pikërisht për këtë arsye.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →