“Ishim në ujë deri në brez! Me zor shpëtova fëmijët”/ Përmbytja i bëri të banueshme shtëpinë ku ishte me qira, apeli i qytetares nga Vlora

ishim ne uje deri ne brez me zor shpetova femijet permbytja i beri te banueshme shtepine ku ishte me qira apeli i qytetares nga vlora
ishim ne uje deri ne brez me zor shpetova femijet permbytja i beri te banueshme shtepine ku ishte me qira apeli i qytetares nga vlora

Edhe pse uji është tërhequr tashmë, pasoja e përmbytjes vijojnë ende.

Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmeti, një nga qytetaret tregon momentet e vështira kur për pak ka shpëtuar së bashku me katër fëmijët e saj.

Qytetarja bën apel për një banesë ku të jetojë së bashku me fëmijët, pasi pretendon se si pasojë e baltës dhe përmbytjes, banesa ku jetojnë me qira, është bërë e pa banueshme.

“Nëna e katër fëmijëve. Kushtet pas përmbytjes ishin shumë të vështira. Nga shtëpia dola me shumë vështirësi, kishte arritur uji deri në brez. Fillimisht shkuam në një familje që na strehoi, në mëngjes shkuam tek prefektura e më pas na sollën këtu.
Kishte rrezik edhe për fëmijët, por fatmirësisht na ndihmuan që të dilnim.
Unë jam nënë e katër fëmijëve, nuk kam një çati mbi kokë dhe jam e papunë. Dua një shtëpi që jetoj me fëmijët e mi. Shkova të shihja banesën ku jetonim me qera, dhe ishte e mbushur dy pëllëmbë me baltë, aty nuk jetohet”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →