Ademola Lukman është i dyzuar mes Interit dhe Atalantës dhe ende nuk e di ku do të jetë e ardhmja e tij. Ish-trajneri i tij te Nigeria midis viteve 2022 dhe 2024, Zhose Peseiro foli për “La Gazzetta dello Sport”.
“Si po e përballon këtë moment? Nuk e di, por është një person shumë i qetë. Nuk është veçanërisht i shoqërueshëm ose i hapur, por ka personalitet. Madje ndau edhe pasiguritë e tij me mua. Ai dëgjon dhe reflekton, këto janë cilësi të rralla.”
Por vendimi i tij për të mos u stërvitur nuk shkon në atë drejtim…
“Nuk mendoj se është e drejtë t’i trajtojmë problemet e tij me Atalantën publikisht. Këto janë çështje që duhen zgjidhur privatisht. Nga jashtë, sjellja e tij mund të mos duket e mirë, por nuk mund të gjykoj pa i ditur të gjitha detajet.”

Cila është cilësia e tij më e mirë?
“Aftësia e tij në gjuajtje. Fakti që, pak nga pak me kalimin e viteve, ai ka zhvilluar një sy të mprehtë për gol: tani, nëse e kthen për një moment, ai menjëherë do të gjejë goditjen nga këndi. Ai është i mirë si sulmues anësor, por si sulmues i dytë mund të shkaktojë më shumë përçarje. Me Lautaro dhe Turam, në fakt nuk është e pamundur…”
PANORAMASPORT.AL
The post Ish-trajneri i Lukmanit flet për situatën e nigerianit: Nuk mund të gjykoj pa i ditur të gjitha detajet, tridenti me “Tu-La” është i mundur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.