Ish-polici u dënua me 2 vite e 10 muaj burg! Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për shoqëruesin e Ervis Martnajt

ish polici u denua me 2 vite e 10 muaj burg prokuroria rekurs ne gjykaten e larte vendimin per shoqeruesin e ervis martnajt



































Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e dënimit të Jeton Lamit, ish-agjentit të Forcës së Posaçme Operacionale, i cili shoqëronte Ervis Martinajn para se bosi i lojëra të fatit të zhdukej në gusht 2022.

jeton lami

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar ridënimin e Jeton Lamit, për të cilin Gjykata e Lezhës vendosi qëndrimin e tij në qeli për 2 vite e 10 muaj. Ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit iu ul 1/3 e dënimit.

Ish-efektivi i Operacionales Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

Para hetuesve ai ka dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij.

Ai është shprehur se Martinajn e ka njohur rreth 10 vite më parë, por theksoi se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja.

E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij. Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës. Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin Jeton Lami.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →