Ish-mbrojtësi nuk kursehet, Bonuçi: Juve, po bën figurë m*ti!

ish mbrojtesi nuk kursehet bonuci juve po ben figure mti
ish mbrojtesi nuk kursehet bonuci juve po ben figure mti

Me Atalantën bëmë një figurë të m**i…”. Kështu thotë Leonardo Bonuçi, i cili ndihet ende pjesë e grupit të Juventusit. Fjalët e ishmbrojtësit, megjithatë, janë të një tifozi që është i zemëruar për fatin e ekipit të tij të vjetër dhe në intervistën e dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ai analizon situatën e bardhezinjve.



“E pashë ekipin në vështirësi të madhe, më dhembi zemra. Ky Juventus duhet të rritet. Lojtarëve u mungon përvoja dhe personaliteti Tiago Mota propozon një lojë të bukur, por ndonjëherë ka vështirësi për të përfunduar te porta. Me vendin e katërt sezoni është zhgënjyes, pa kualifikimin për Ligën e Kampioneve është një dështim”.

TRAJNERI- “A duhet të konfirmohet Mota edhe pa Ligën e Kampioneve? Varet nga ajo që duan të bëjnë. Nëse dëshirojnë të fitojnë menjëherë, merrni Konten. Përndryshe, jepi kohë Përgatiti: OREST FLOKU Motës dhe Xhuntolit për të krijuar bazat për t’u kthyer fitues. Një projekt ka nevojë për kohë për të marrë formë, edhe në nivelin e klubit. Ai duhet të rritet, të kuptojë që Juventusi është një botë më vete, krejt ndryshe nga Bolonja. Duhet të bëhen hapa përpara edhe në nivelin e komunikimit, nuk mjafton të thuash që janë të trishtuar dhe të dëshpëruar”.

FAJI- “Është e çuditshme që klubi nuk ka marrë përgjegjësi pas humbjes 0-4, duhet të jetë më i pranishëm me figura të denja. Chiellini? Po bën një rrugë të mirë, një ditë do të jetë më konkretë, por nuk është ai që i zgjidh të gjitha problemet”.

ZGJIDHJA- “Me afrimin e 2-3 lojtarëve të nivelit të lartë dhe rritjen e të rinjve, sezoni tjetër do të ketë bazat për të bërë një hap përpara. Me Tiago Motën, Juventusi dominon në aspektin e lojës, por kjo nuk do të thotë se arrin të fitojë. Sot nuk ka një skuadër për titull, por, sikur të kishte mundur Atalantën, do të ishte aty për të luftuar”.

LOJTARËT- “Ka disa lojtarë që duhen shpëtuar dhe anashkaluar nga kjo situatë që po ndodh. Mendoj për Jildizin, Turam dhe Di Gregorio. Vlahovic? Nëse mbetet Mota, nuk besoj se qëndron”, tha ndër të tjera ish-mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi.

PANORAMASPORT.AL 

dsaadmin

Learn More →