Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, thekson se bashkëpunimi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe saj të Serbisë për organizimin së bashku të Europianit U-21, duhet parë vetëm sportivisht.
Për “KosovaPress” Dallku ka thënë se ky moment duhet të shfrytëzohet nga Kosova për të qenë si një pikënisje që të vijë deri te njohja e Kosovës nga Serbia. Ai ka pohuar se një organizim kaq i madh nuk vjen shpesh dhe nuk duhet të shihet si një problematikë e madhe, sepse më pas mund të vijnë edhe organizime më të mëdha të UEFA-s. “Normalisht që shumë tifozë janë të zhgënjyer në këtë drejtim dhe ne, nëse e shohim nga ana politike, jemi me një dozë jo realiste.
Mirëpo, nëse e shohim nga ana sportive, një organizim i tillë nuk të vjen shpesh. Kjo punë shkon shkallë-shkallë tek organizimet. Jo rastësisht është bërë finalja e Ligës së Konferencës në Tiranë. Nëse ky eveniment kalohet me sukses, pse mos ta kemi një finale të Ligës së Kampionëve në të ardhmen… Ky është mendimi imë personal dhe këtë nuk duhet ta shohë dikush si problematik. Nuk e shoh si problematikë, sepse janë dy shtete të ndryshme, që do ta bëjnë organizimin e vet”, theksoi Dallku.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co