Ivan Zamorano ka folur për barazimin që Interi arriti kundër Juventusit, duke thënë se u mërzit shumë për mënyrën si shkoi ndeshja.
“Isha në stadium me tim bir, i cili gjithashtu është sulmues. U mërzita sepse ishte një ndeshje që Interi duhet ta kishte fituar patjetër. Barazimi nuk ishte i duhuri sepse Interi ishte një skuadër superiore në fushën e lojës.
Skuadra bëri një sforco të madhe dhe duhet që të fitonte patjetër. Dy golat e pësuar në fund nuk ishin të bukur. Por ne jemi Interi dhe duhet që të vuajmë gjithmonë. Ata 2 gola avantazh duhet që të menaxhoheshin me më shumë inteligjencë. Por kam parë shumë impenjim nga lojtarët”, tha Zamorano.
PANORAMASPORT.AL