
SHBA-të janë të bindura! Irani do t’i përgjigjet “në ditët në vijim” vrasjes së kreut të zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i vrarë ndërsa ishte në tokën iraniane, sulm që i adresohet Izraelit.
Ndërkohë në media përflitet emri i një komandanti ushtarak iranian, i cili thuhet se është i gatshëm për të udhëhequr sulmin ndaj Izraelit. Bëhet fjalë për Hossein Salamin.
Ky i fundit ka lindur në vitin 1960, ai luftoi në luftën Iran-Irak të viteve 1980. Atje ai filloi një karrierë ushtarake, e cila në vitin 2019 e pa atë të bëhej kryekomandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Salami thuhet se është një mjeshtër në përdorimin e propagandës dhe “luftës psikologjike”, si dhe është ndër zërat më të ashpër ndaj shtetit hebre dhe botës perëndimore.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co