Dy vajza të reja janë arrestuar në Iran pasi u publikua një video që tregonte ato duke kërcyer për të festuar ardhjen e Vitit të Ri Persian, raportoi sot një media iraniane.
Videoja e dy grave që kercejnë pranë sheshit Tajris, një zonë e frekuentuar në veri të Teheranit, u bë virale në mediat sociale ditët e fundit.
“Prokurori i Teheranit urdhëroi arrestimin e dy grave që shkelën normat shoqërore duke kërcyer në Tajrish”, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Dy të rejat ishin maskuar si Haxhi Firuz, një personazh imagjinar i veshur me të kuqe, i cili kërcen dhe këndon për të njoftuar ardhjen e Nevruzit, Vitit të Ri iranian, i cili këtë vit fillon më 20 mars.
With Nowruz celebrations in Iran underway, women continue to resist the country’s strict hijab laws & dance freely – over a year & a half after the death of Mahsa Amini & the unprecedented ‘Women, Life, Freedom’ protests that followed. pic.twitter.com/vX6tOwb7XI
— Jonathan Harounoff (@JonathanHaroun1) March 6, 2024
Ligji islamik në fuqi në Iran ndalon kërcimin mes çifteve mashkull-femër ose çifte vetëm femra në publik.
Video të shumta të grave që kërcejnë në vende publike, veçanërisht në metro, janë bërë virale në Iran muajt e fundit, pas lëvizjes protestuese që tronditi vendin në fund të vitit 2022 me vdekjen e Mahsha Amini, një gruaje 22-vjeçare. arrestuar nga policia e moralit për mosrespektim të kodit të rreptë të veshjes së Iranit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co