Inzagi: Tripleta? Harrova, Interi është në garë për… 4 trofe

inzagi tripleta harrova interi eshte ne gare per 4 trofe

Simone Inzagi korrigjon veten… Trajneri i Interit thotë se skuadra e tij nuk është në garë për Tripletën, por për të fituar 4 trofe, duke shtuar këtu edhe Botërorin e klubeve.



Duam që ta nisim këtë komunikim me një anekdotë për Nestën…

Një shok shumë i mirë dhe kapiten i skuadrës time te Lacio. Kemi kaluar vite të arta. Pastaj te Milani ishte shok i vëllait tim. Duhet t’i bëj komplimentet atij dhe Monzës, sepse kanë bërë një ndeshje të madhe në “San Siro”. Por kam fjalë shumë pozitive për djemtë e mi që arritën ta përmbysnin. Nuk ishte e lehtë me rezultatin 0-2. Ata ishin kompaktë dhe mbroheshin mirë. Por u treguam të kthjellët dhe kemi arritur rekordin sezonal me 30 ose 31 goditje në portë. Në Serinë A të gjitha ndeshjet janë të vështira.

Tripleta në Roterdam ishte thjesht një batutë?inzagi tripleta harrova interi eshte ne gare per 4 trofe

Jo. Thjesht korrigjova gazetarin që tha se ishim në garë për dy tituj, por jemi për 3. Por dua të korrigjoj veten sepse jemi në 4 sepse harrova Botërorin e Klubeve. Duam që t’u japim kënaqësi tifozëve në këtë sezon duke nderuar çdo kompeticion që marrim pjesë. Nuk është e lehtë, jemi në vështirësi fizike, por këta djem kanë një shpirt të madh. Nuk duam të shohim tabelën dhe të mendojmë për sfidën me Fejnordin.

Pse ndodh që Interi në Europë është i hekurt dhe nuk pëson gol nga Siti le të themi dhe pëson nga Monza…

Dukeni si dy skuadra të ndryshme. Kjo është një e dhënë dhe e di. Ne i përgatisim ndeshjet në të njëjtën mënyrë, pastaj ecuria ka qenë e ndryshme si në kampionat dhe në Champions. Nuk është e lehtë të rikuperosh energji, sepse e patë çfarë u ndodhi në Gjermani skuadrave që luajnë në Champions. Duhet të vazhdojmë me bindjen që është një rrugë me shumë pengesa dhe tani kemi Fejnordin, pastaj duelin në Bergamo. Duhet të përmirësohemi gjithmonë. Goli i dytë i Keitasë ishte spektakolar, ndërsa tek i pari mund të korrigjoheshim. Këta djem po më japin gjithçka. Jemi të limituar në rrotacion dhe duhet të vazhdojmë kështu duke e ditur që çdo sfidë është e vështirë.

Fejenordi do të vijë i çlodhur sepse e shtyu ndeshjen në kampionat…

Nuk është diçka korrekte, por për aq kohë sa nuk ka një rregull që e ndalon kanë bërë mirë që e kanë shtyrë ndeshjen.

Pse mendon që është e drejtë që Interi është në krye të tabelës?

Sepse kemi pasur vazhdimësi, gola të shënuar dhe një objektiv të qartë. Por nuk duhet ta shohim tabelën e klasifikimit. Djemtë janë të përqendruar, edhe pse të lodhur. Kemi bërë 41 ndeshje në fillim të marsit. Jemi përpara dhe kemi mbështetjen e tifozëve. Por nuk e dimë se si do të përfundojë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →