Inzagi: Dua një Inter perfekt, nuk më intereson që Napoli fshihet për titullin

inzagi dua nje inter perfekt nuk me intereson qe napoli fshihet per titullin
inzagi dua nje inter perfekt nuk me intereson qe napoli fshihet per titullin

Simone Inzagi nuk fshihet. Interi i tij do titul lin kampion dhe kjo sigurisht që mund të arrihet me një fitore të mundshme ndaj Napolit. Numri një e konsideron sfidë delikate, por thotë se është krenar për rrugëtimin që ka bërë skuadra e tij deri tani.



Si i gjykon deri tani ecuritë e të dyja skuadrave?

Do të përballen 2 ekipe, e para me të dytën. Komplimente Interit dhe Napolit për rrugëtimin që kanë bërë. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare, sepse ka ende 12 ndeshje dhe 36 pikë. E dimë sa e rëndësishme është ndaj një rivali me vlera.

Në aspektin psikologjik, mund të jetë një ndeshje vendimtare për sprintin final?

Shumë. Sepse duhet të dish të dalësh nga momentet dhe nga episodet. Në duelet direkte nuk jemi duke bërë mirë si në të shkuarën. Në disa ndeshje duhet perfeksion. Këtë vit nuk kemi qenë.

E shihni si një mundësi për të bërë diçka më shumë?

Uroj që të ndodhë kjo. Djemtë kanë punuar shumë mirë. Në Kupën e Italisë kemi shpenzuar energji, por kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve për t’u përmirësuar. Me Juventusin nuk mjaftoi ajo që bëmë.

E keni vendosur formacionin?

Kemi 4 lojtarë jashtë, si: Zomer, Augusto, Darmian dhe Zalevski. Ndoshta mund të ndryshoj edhe skemën gjatë ndeshjes, të shohim. Turam ka punuar me skuadrën, por do të vendos sot nëse luan titullar.

Napoli ka një avantazh duke luajtur më pak ndeshje apo Interi që është i karikuar me rezultatet pozitive?

Grupi është duke dhënë shpirtin në fushë. Do që të mbërrijë deri në fund të gjithçkaje. Jemi një nga pak skuadrat në Europë që lufton në tri fronte. Është një motiv krenarie. Por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Shohim Napolin, pastaj Fejnordin dhe Monzën. Por më shqetëson fakti që kam shumë mungesa në një repart.

A është kjo ndeshje e duhura për të ndryshuar qasjen taktike?

Interi në sfidat e mëdha nuk ka duruar dot 90 minuta. Mund të mendojmë për një ndeshje, por qasja sigurisht që varet edhe nga rivali. Napoli ka lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të madh. Duhet të vrapojmë dhe të jemi agresivë. Duhet kujdes edhe ndaj detajeve.

Napoli dhe Interi kanë përdorur strategji të ndryshme në objektivin për titullin kampion. Është disavantazh të tregosh objektivat?

Ne jemi Interi dhe i kemi objektivat e qartë. Duam që të luajmë sa më shumë ndeshje dhe është motiv krenarie. E dimë që në Kupë mund të bëjmë mirë dhe në Champions gjithashtu.

Ndaj Xhenoas dhe Fiorentinës ishit shumë aktiv në pankinë… Ka nevojë skuadra?

Unë, prej 440 ndeshjesh, jam i tillë. Kohët e fundit janë duke më vendosur kamerën për reportazhe. Djemtë e dinë sa shumë i përjetoj ndeshjet dhe si i përgatis ato. Ata duan që të japin gjithçka. Flitet shumë për Inzagin, por unë kam një staf që na ndihmon.

A është Juventusi në garë për titullin kampion?

Për mua, po. E kam thënë që në mesin e janarit. Klasifikimi është i ngushtë. Jemi ne, Atalanta, Napoli dhe Juventusi.

A mund të luajë Pavar si anësor në rast emergjence?

Në stërvitje kam provuar Korrean dhe Fratezin. Në këto momente kemi shumë vështirësi. Por edhe njëri mes Pavarit dhe Bisekut mund ta bëjë këtë rol ose të ndryshojmë sistem.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →