Interi ka marrë fitoren e radhës në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur me rezultatin 3-2 Torinon në javën e 7 të kampionatit. Sfida u kompromentua për miqtë që në fillimin e saj, teksa Maripani kryen një ndërhyrje të ashpër kundrejt Turamit, e cila e nxorri jashtë loje përpara kohe.
Interi e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike. Ajo ndërhyrje duket se e shtoi urinë e Turamit për të shënuar. Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 25, ndërsa 10 minuta më vonë dyfishoi rezultatin. Dy gola shumë të bukur të Thuram me kokë, të cilit I mungonin golat në Serie A që prej javës së tretë. Megjithatë avantazhi i dyfishtë i zikaltërve zgjati shumë pak pasi ishte një kundërsulm i shpejtë I sulmuesit kolumbia Duvan Zapata ngushtoi diferencat në 2-1.
Në pjesën e dytë ishte përsëri Markus Turami ai që e dërgoi topin në rrjetë për zikaltrit. Futbollisti francez konfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme në këtë ndeshje, duke shënuar golin e tretë në minutën e 60 të takimit. Megjithatë Torino nuk dorëzohet, teksa në minutën e 86 gjeti përsëri rrugën e rrjetës. Këtë herë ishte Vlasçi ai që i çoi shifrat në 3-2 falë një 11 metërshi të shndërruar në gol. Rezultati mbeti i tillë edhe pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, çka bëri që ekipi i Inzagit të mbajë ritmin e Napolit në kampionat. Interi ngjitet në vendin e dytë të renditjes, vetëm 2 pikë larg kreu.
Megjithatë ka edhe aspekte negative kjo fitore për kampionët zikaltër. Sërish Inter pëson shumë gola, kjo ndaj Torinos ishte hera e 4 në 7 javë që ziklatrit pësojnë 2 gola në një ndeshje, gjë të cilën e nënvizoi edhe Inzaghi në intervistën pas ndeshjes:
“Pas derbit na duhej një rikthim dhe e bëm mjaftë mire duke i fituar të treja sfidat e rradhës. Megjithatë nuk jam I kënaqur me mënyrën se si e menaxhuam rezultatin, pasi një ndeshje e luajtur si kjo, me kaq shumë raste nuk mund të përfundonte kështu. Po paguajmë shtrenjtë çdo moment ulje përqëndrimi”, theksoi Inzaghi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co