
Federata e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, ka nisur punimet për rikonstruksionin e një fushe me bar natyral në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”.
Aktualisht, projekti ndodhet në fazat e para, ndërsa përveç fushës, do të rindërtohen edhe dhomat e zhveshjes, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet në këtë kompleks sportiv.
Ky investim është pjesë e një programi më të gjerë të Federatës së Futbollit, që ka miratuar projekte të rëndësishme infrastrukturore në disa stadiume dhe fusha anembanë vendit, me qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit.
Ndërkohë, të tjera investime të rëndësishme në infrastrukturë pritet të miratohen së shpejti nga Federata e Futbollit.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news