INTERVISTA/ “Lëvizje të zgjuara të Sylvinhos”, Rraklli me idetë e qarta: Në Europian me lojtarët më në formë, dëshira ime për sulmin (VIDEO)

intervista levizje te zgjuara te sylvinhos rraklli me idete e qarta ne europian me lojtaret me ne forme deshira ime per sulmin video
intervista levizje te zgjuara te sylvinhos rraklli me idete e qarta ne europian me lojtaret me ne forme deshira ime per sulmin video

Shqipëria sfidon Kilin me 22 mrs në një ndeshje miqësore në Itali. Disa ditë më parë u publikua edhe lista e të ftuarve, ku trajneri Sylvinho preferoi të bënte disa ndryshime, duke lënë jashtë Mujën dhe Dakun, ndërsa Arbër Hoxha u grumbullua për herë të parë. Vëmendja është e gjitha te Kombëtarja, me djemtë kuqezi që do përpiqen që të bindin teknikun për të marrë një ftesë për në Euro 2024. Altin Rraklli, ish-futbollist i Kombëtares, në një intervistë ekskluzive për News 24 në Sport News iu përgjigj pyetjeve të gazetares  Trevisa Tufa.

Rraklli, çfarë pret nga këto dy miqësore, a mund të provojë Sylvinho diçka ndryshe? Për çfarë mund t’i shërbejnë?

Këto ndeshje vijnë në momentin e duhur për disa lojtarë. Si përshembull për rikthimin e Brojës dhe Kumbullës, ndërsa Hoxha duhet të tregojë veten. Tani është më shumë  një lojë që bën trajneri, për t’i dhënë mundësinë të shpalosin vlerat. Këto ndeshje do t’i bëjnë mirë Shqipërisë, në prag të Europianit.

Kemi 4 lojtarë të rinj në këtë grumbullim, të rinj për trajnerin, lojtarë si Rey Manaj, Broja, Hoxha dhe Kumbulla, a mund të ndryshojnë këto lojtarë balancat, a mund të përfshihen në formacion?

Fati jonë i mirë nuk është se kemi lojtarë të mirë, por kemi futbollistë me karakter. Kemi lojtarë që pranojnë vendimet e trajnerit. Duhet të luftojnë me gjithë skuadrën, duhet të ndihmojnë ekipin në anën difensive. Ne ia kemi dalë falë grupit. Nëse lojtarët që janë kthyer pas një mungese do të përshtaten përsëri, do të ishte një fitore e madhe.

A e bëjnë më të fortë këto rikthime Kombëtaren?

Patjetër, rivaliteti e bën më të fortë ekipin. Në fund fare, trajneri është i zgjuar dhe i aftë që të zgjedhë ata që janë më të aftë fizikisht.

 Rraklli, duket sikur edhe Evropianin do ta luajmë në sulm, nëse i referohemi edhe listës, a mund të ndodhë kjo, a mund të luajmë në sulm kundër ekipeve si Italia, Spanja dhe Kroacia?

Te lista ka 10 sulmues, por nga ato që kemi parë në kualifikuese, e kanë bërë diçka të tillë vetëm ata që kanë luajtur në majë. Pra ose Cikalleshi, ose Daku. Nuk mund të themi se kemi në letër sulmues dhe do luajnë si sulmues. Broja është tipik sulmues që luan gjithmonë vetëm me topin. Sylvinho duhet të punojë me të që ta bëjë, që të kthehet edhe mbrapa.

Sulmuesit e krahut nuk janë sulmues tipin, janë gjysmë-sulmues apo edhe mesfushorë. Lista është më shumë simuluese, sesa e saktë.

Sigurisht, ne nuk mund t’i marrim ekskluzivitetin Sylvinhos, por në këndvështrimin tënd, si mund të jetë tredhëmbëshi i sulmit, ke do preferonit ju të shihnit në sulm?

Unë do provoja Brojën dhe Manaj. Secilin nga një ndeshje do i provoja. Nga krahët Muçi duhet të jetë patjetër. Pra lojtarët që kanë patur pak hapësira dhe që duan të luajnë patjetër, do i jepja mundësinë.

Është pak situatë e çuditshme se lojtarët që na sollën në Evropian, lojtarë si Asani, Seferi nuk kanë minuta, Daku, Muja nuk u grumbulluan, a mund të jenë këto dy teste miqësore një piknisje e re, duket sikur gjithçka nis nga e para…

Sa e kam njohur mentalitetin e Sylvinhos, kur të vij momenti i vendimit për Europianin, duhet ndërmjetësim përmes atyre lojtarëve që dhanë kualifikimin dhe atyre që nuk kanë qenë pjesë. Vendimtare do jetë forma aktuale më e mira. Nëse Manaj do vijojë të shënojë dhe Cikalleshi nuk do jetë në formë, Sylvinho do zgjedhë Manaj. Daku dhe Muja e kanë treguar veten, nuk kanë nevojë për të luajtur në këto miqësore.

I gjithë diskutimi bëhet vetëm në sulm Altin, pjesa tjetër nuk pritet të ketë ndryshime…

Kemi Asllanin dhe Bajramin në mesfushë që zëvendësojnë njëri-tjetrin. Do jetë një zgjedhje mes lojtarëve me përvojë dhe atyre që janë në formë. Uroj që lojtarët që kanë qenë gjithë këto kohë në kombëtare,  të fitojnë minutat e duhura. Lojtarët që mbingarkohen në kampionat vjen një kohë që nuk bëjnë mirë në Kombëtare pasi janë të lodhur. Asllani po luan me Interin, por nuk mund të marri të gjithë nagrkesën fizike që kanë të tjerët te Interi, që kanë luajtur 3 herë në javë. Është thikë me dy presa.

Çfarë ndeshje pret përballe Kilit?

Si Kili, ashtu edhe Suedia, janë rivalë të fortë. Kili luan fort dhe është skuadër e egër, luan shumë me topin. Suedia ka potencën fizike.

 Në Sport News ke bërë parashikime spektakolare, si parashikon këtë sfidë?

Ndaj Kilit meqë luajmë në shtëpi, mendoj se do fitojmë me shifrat 2-1.

Luajmë në Itali, luajmë si në shtëpinë tonë…

E di, prandaj e thashë. Besoj te fitorja.

Shoh që ke fanellën dhe plisin pas shpinës tënde. Po bëhesh gati për Europian?

Po po, gati jam. E kam hapur shtëpinë për njerëzit (Qesh).

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →