Operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.
Operacioni është në zhvillim e sipër për goditjen e një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, Shqipëri dhe Bashkimin Europian. Drogat e trafikuara janë kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marijuanë.
Pritet të zbardhen të tjera detaje në orët në vijim.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co