Interi nuk gabon, shkëputet me 6 pikë nga Napoli

interi nuk gabon shkeputet me 6 pike nga napoli
interi nuk gabon shkeputet me 6 pike nga napoli

Interi nuk gabon në javët e fundit të kampionatit. Zikaltrit kanë mposhtur me shifrat 3-1 Kaljarin. Ndeshja është zhbllokuar shumë herët. Arnautoviçi ka tundur rrjetën që në minutën e 13 të takimit, ndërsa në të 26-n Lautaro Martinezi dyfishoi shifrat.

Pikoli ngushtoi shifrat në minutën e 48, por vetëm 8 minuta më vonë Biseku vulosi shifrat në 3-1. Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 71 pikëve, duke u shkëputur me 6 pikë më tepër se Napoli i vendit të dytë. Megjithatë, napoletanët kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →