Inter barazoi 1-1 në një miqësore të luajtur me Pisën, në Arena Garibaldi – Stadio Romeo Anconetani.
Pjesa e parë u luajt me një intensitet të lartë, me të dyja skuadrat që krijuan volum loje dhe raste njëra pas tjetrës. Piccinini kaloi në epërsi Pisën në minutën e 45-të, duke bërë kështu që pjesa e dytë të jetë mjaft interesante.
Zikaltërit u rikthyen në fushë me shumë ndryshime, gjithsesi, përpjekjet u konkretizuan vetëm në fund, me golin e Bisseck. Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani nuk u preferua as një minutë në këtë takim. Interi ka fituar 3 miqësoret e kaluara, ato ndaj Las Palmas, Pergolettese dhe Lugano.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co