Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në premierën e një Europiani. Interesimi i tifozëve për të parë nga afër kombëtaren në Gjermani ka qenë i jashtëzakonshëm, çka ka bërë që mbështetësit e kuqezinjve të nxitojnë për të siguruar një biletë.
Këtë muaj UEFA do të hedhë në treg një sasi të vogël biletash të pashitura, të cilat i përkasin sektorit “VIP”. Këto bileta nuk janë të përballueshme për publikun e gjerë pasi kanë një çmim të kripur i cili shkon deri në 4500 euro. Sipas UEFA-s më shumë se 80 për qind e një totali prej 2.7 milionë biletash i kanë shkuar tifozëve të 24 shteteve pjesëmarrëse në Europianin e Gjermanisë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co