Duke diskutuar mandatin e deputetet socialiste, Olta Xhaçka, juristi i njohur Sokol Hazizaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se procedura e Kuvendit është tejet e vonuar.
Hazizaj: Proceduralisht dhe kushtetueshmërisht, Kuvendi i Shqipërisë e ka vonuar vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese pajtueshmërinë e mandatit të kërkesës së 1/10-s të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kur flasim për deputetët nuk ka rëndësi deputeti por institucioni. Në momentin që një anëtar i Kuvendit vendos veten e tij në raport me Kuvendin, institucioni ka rënë.
[embedded content]
-Ky është rasti?
Hazizaj: Pse jo! Nuk është ky rasti i parë që mund ta konsiderosh që Kuvendi e zvarrit apo përshpejton procedurën. Kuvendi ka pasur raste në çdo mandat për të çuar në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë. Rastin Kokëdhima, Beqaj, apo raste të mëparshme. Deputetët janë të zëvendësueshëm, Kuvendi nuk zëvendësohet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co