Një festë e mahnitshme u organizua për të festuar 7 vite së suksesshme të markës INGCO në tregun shqiptar.
Një mbrëmje Gala e mbushur me emocion dhe stil u zhvillua pranë Hotelit Mak Albania, duke mbledhur partnerë dhe miq të kompanisë dhe krijuar një atmosferë festive dhe elektrizuese.
Kompania e parë dhe e vetme e sektorit që ndan çmime “Oscars” në Industrinë e Veglave të Punës, INGCO Albania, nderoi partnerët për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në suksesin dhe forcimin e markës në tregun vendas. Gjithashtu perfaqesuesit e INGCO u angazhuan për të vazhduar të investojnë dhe të inovojnë në tregun shqiptar, duke sjellë risi dhe produkte të cilat do të përmbushin nevojat e klienteve në mënyrë të përsosur.
Stafi i INGCO ofroj një show të mrekullueshëm, duke shpalosur aftësitë dhe prezantuar me krenari veglat e reja dhe inovative. Në një ambient të përsosur, teknikët e kompanisë shpjeguan me detaje funksionet dhe përparësitë e risive të cilat po sjellin në treg, duke treguar përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të përmirësuar produktet dhe shërbimin e tyre për klientët.
Pjesëmarrësit e mbrëmjes patën mundësinë të testonin live këto makineri të avancuara dhe të shikonin në praktikë inovacionet që INGCO ofron në treg. Ata vlerësuan angazhimin e kompanisë për të përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve me çdo lançim të ri.
Një moment i veçantë ishte performanca live e kengetarit te mirenjohur Altin Goci, e cila shtoi një dimension të veçantë emocional dhe artistik në mbrëmjen Gala. Me interpretimin e tij të mrekullueshëm, ai solli energji, duke bërë festën edhe më të paharrueshme për të pranishmit.
INGCO vazhdon të jetë një lider në tregun e veglave të punës në Shqipëri, duke u shquar për cilësinë e lartë dhe shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit. Kjo mbrëmje Gala është një dëshmi e qartë e angazhimit ndaj suksesit dhe vazhdimësisë së inovacionit në industrinë e veglave të punës.